Ballina AKTUALE Publikohet projekt-rezoluta sipas së cilës kërkohet bashkimi i Luginës së Preshevës

Publikohet projekt-rezoluta sipas së cilës kërkohet bashkimi i Luginës së Preshevës

256
SHPËRNDAJE

Është publikuar projekt-rezoluta për Luginën.

Presidenti Hashim Thaçi ka bërë gati një draft-rezolutë për t’u votuar nga Kuvendit i Kosovës, sipas së cilës kërkohet bashkimi i Luginës së Preshevës.

Ky draft paraqet propozimin e Presidentit Thaçi, i cili ka kthyer në kauzë të tij ndryshimin e kufijve.

Presidenti Hashim Thaçi sot i ka dorëzuar një propozim Kuvendit, e cila ka të bëjë me Luginën e Preshevës. Me këtë rezolutë dhe sipas një shkrimi të tij në Facebook, Presidenti Thaçi e ka dorëzuar ‘çështjen e Luginës’ te Kuvendi.

Në draft-rezolutën për Luginën shkruan se janë marrë parasysh kërkesa e shqiptarëve për bashkim dhe vuajtjet e kësaj pjese nga pushteti serb. Është marrë parasysh edhe propozimi i Presidentit Thaçi.

Ashtu siç tha Presidenti, në rezolutë thuhet se jetësimi i kërkesave të banorëve të Luginës ndihmon në krijimin e një stabiliteti afatgjatë mes Kosovës dhe Serbisë, transmeton Gazeta Express.

Kuvendi sot nuk arriti ta miratojë rezolutën për shkak të mungesës së kuorumit.

Propozimi i Thaçit e ka përplasur ish-partinë e tij, Partinë Demokratike me opozitën.

Seanca e sotme e jashtëzakonshme për gjendjen në komunat shqiptare në Serbi është iniciuar nga një grup i deputetëve që kanë qëndruar ditë më parë në këtë pjesë.