Ballina LifeBizare Publikohet lista, ja qytetet ku jetohet më mirë

Publikohet lista, ja qytetet ku jetohet më mirë

21
SHPËRNDAJE

Për të dytin vit radhazi, në krye të listës me 140 qytete të “The Economist”, qyteti më i mirë i botës për të jetuar renditet Vjena.

Kryeqendra e Austrisë arriti të zhvendoste një vit më parë në vend të dytë Melburnin që e kishte pushtuar këtë klasifikim prej 7 vitesh, dhe tashmë duket se është pozicionuar mirë aty.

Në dhjetëshen e parë, gjenden edhe dy qytete të tjera australiane, Sidnej dhe Adelaide. Nga Europa, figuron vetëm një tjetër qytet, Kopenhageni; në renditje shfaqen dhe dy qytete japoneze, Tokio e Osaka, si dhe Vankuveri e Toronot në Kanada.

Ndërkohë në e 56 qyteteve që kanë shënuar avancim në renditjen e përgjithshme, gjatë pesë viteve të fundit, është edhe Beogradi, i cili ka përmirësime ne infrastrukturë dhe kujdesin shëndetësor.