Ballina Sport Publikohet lista e Shpresave, Bushi: Do ishim në Europian dhe do kalonim...

Publikohet lista e Shpresave, Bushi: Do ishim në Europian dhe do kalonim ture nëse nuk do na largoheshin këta lojtarë

11
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Trajneri i Shqipërisë U21, Alban Bushi ka publikuar listën me futbollistët që ka ftuar për të pasur në dispozicion për tre ndeshjet që Shpresat kuqezi do të zhvillojnë gjatë 10 ditëve të ardhshme.

Me emra si Kallaku, Vrioni e Çokaj që ia ka marrë Edi Reja nē Kombëtaren e madhe, Bushi ka sjellë shumë emra të rinj në ekip, teksa bie në sy prezenca e portierit të Lazios, Marko Alia, por edhe mbrojtësit të Rapidit të Vjenës, Adrian Hajdari, që më herët ka qenë pjesë e Maqedonisë së Veriut U19.

Shqipëria U21 do të luajë një miqësore me Slloveninë më datën 8 tetor në Tiranë dhe më pas dy ndeshjet eliminatore të Kampionatit Europian ndaj Kosovës dhe Anglisë.

Në konferencën për shtyp, ku u shpall lista e Shpresës për miqësoren me Slloveinë më 8 tetor dhe më pas me Kosovën në 13 dhe Anglinë më 17 tetor, në ndeshjet e grupit, për kualifikueset e Europianit, trajneri Alban Bushi sqaroi edhe situatën me mbrojtësin 21-vjeçar të Zëolles, Destan Bajselmani, i cili ka zgjedhur të luajë për Kosovën.

“Jemi në një situatë jonormale, pasi në këtë grumbullim jemi detyruar të ndërrojmë lojtarë në listë çdo ditë. Kjo ka ndodhur për shkak se disa klube përfitojnë nga FIFA, për të mos i lejuar lojtarët të vijnë në Kombëtare. Kemi marrë shumë lojtarë dhe nuk e dimë se çfarë formë do të kenë, pasi na ka prishur punë edhe fakti që kampionati shqiptar nuk luhet. Bajselmani ka zgjedhur Kosovën dhe jo pjesë e jona.”

Miqësorja në momentin e duhur: “Nuk më intereson se çfarë bën Kosova ndaj Austrisë, në do të shikojmë vetëm ndeshjen tonë. Duhet të luajmë mirë dhe të marrim maksimumin ndaj Sllovenisë. Këto ndeshje na ndihmojnë, pasi jemi disa ditë në grumbullim. Është një plus i madh ndeshjet miqësorë, për t’u mësuar me lojtarët. Tek U-21, mungojnë disa lojtarë, pasi shkojnë te ekipi i parë, nuk është e lehtë të të largohen 10 lojtarë dhe të vijën 10 të tjerë.”

Objektivi i Shpresës: “Që kur kam ardhur këtu, kam menduar gjithmonë për kualifikimin. Vitin e kaluar i kemi shkuar shumë afër. Në një periudhë shumë të afërt mendoj se Shqipëria e 21-vjeçarëve do të kualifikohet në Europian, jam i sigurt për këtë. Fituam ndaj Austrisë dhe më pëlqeu, por nuk do ta kemi të lehtë në ndeshjen tjetër, pasi janë larguar shumë lojtarë tek ekipi A. Nëse nuk do të na ishin larguar lojtarë si Kumbulla, Mihaj, Selahi dhe Broja, atëherë jo vetëm që do të ishim kualifikuar në Europian, por do kishim kaluar edhe aty disa ture.”

---- ----
----
----- ----
-----