Ballina Lajme Bota/Rajoni Publikohet letra e rrallë që Princeshë Diana shkroi pas takimit me Nënë...

Publikohet letra e rrallë që Princeshë Diana shkroi pas takimit me Nënë Terezën (FOTO)

29
SHPËRNDAJE

Ish-shërbyesi I Princeshë Dianës ka publikuar një letër të rrallë, në të cilën zbulohet se një vizitë në shtëpinë e Nënë Terezës i dha asaj ndjesi të forta shpirtërore.

Paul Burrell, 60 vjeç, nga Cheshire, publikoi në Instagram një foto të letrës së dërguar nga Diana, pas vizitës së bërë në shtëpinë e Nënë Terezës në Kalkuta në 1992.

Ai thekson se Princesha kishte provuar ta takonte Nënë Terezën gjatë udhëtimit që kishte bërë më Princin Charles në Indi, por nuk kishte arritur. Megjithatë ajo u prit nga murgeshat e tjera në manastir.

Duke zbuluar se gjatë këtyre ditëve në karantinë kishte hapur dokumentet e vjetra, 60 vjeçari thekson: “Princesha Diana ishte shumë afër Nënë Terezës”.

Në letër, Diana tregon gëzimin dhe ndjesinë e fortë shpirtërore që kishte përjetuar gjatë takimit me shenjtoren shqiptare. Madje thekson se kishte vite që e priste një takim të tillë.