Ballina Showbiz Publikohen mesazhet e frikshme të Johnny Depp, donte të “mbyste e të...

Publikohen mesazhet e frikshme të Johnny Depp, donte të “mbyste e të digjte” ish-bashkëshorten (FOTO)

11
SHPËRNDAJE

Kapitulli i radhës i divorcit të bujshëm të Johnny Depp-Amber Heard, doli në skenë sërish në një gjykatë në Londër.

Gjatë seancës të së mërkurës, “The Sun” shkruan se në sallë u dëgjua një mesazh që aktori i famshëm i kishte dërguar shokut të tij, Paul Bettany. Në të u zbulua dëshira dhe kërcënimi i 56-vjeçarit të “digjte” dhe “mbyste” ish-gruan e tij.

Mesazhet janë dërguar në nëntor të vitit 2013 dhe aktori i “Pirateve të Karaibeve” ka përdorur fjalë të rënda ndaj 33-vjeçares.

“”Le ta djegim Amberin. Le ta mbytim atë para se ta digjni atë!”, janë mesazhet që shokuan të pranishmit në seancën gjyqësore.

Gjithashtu në seancë janë lexuar edhe disa mesazhe të tjera që datojnë në maj të 2014-s ku Johnny flet për alkoolin dhe drogën. “Do ndaloj seriozisht së piri. Kam pirë gjithë natën para se të merrja Amber për të udhëtuar në Los Angeles… Shok, ishte e keqe”, shkruhej në mesazh.

Kujtojmë se më herët Amber ka pohuar publikisht se kishte frikë për jetën e saj, pasi ish-bashkëshorti e kishte kapur për flokësh në shumë raste të dhunshme.