Ballina Lajme nacionale Publikohen listat, këta janë anëtarët e rinj të Këshillit Drejtues të PDK...

Publikohen listat, këta janë anëtarët e rinj të Këshillit Drejtues të PDK -së

48
SHPËRNDAJE

Publikohen emrat e anëtarëve të rinj të Këshillit Drejtues të PDK-së.

Pas përfundimit të Konventës së PDK-së, dhe pas përfundimit të numërimit të votave, në përputhje me Statutin e PDK-së dhe Rregulloren e Punës së Konventës dhe procedurave të numërimit, është tabeluar rezultati për kandidatët e zgjedhur të Këshillit Drejtues.

Lista e Këshillit Drejtues, është në përputhje me nenin 13.5, të Rregullores së Zgjedhjeve, ku thuhet se në secilën degë ku PDK-ja ka marrë në zgjedhjet e fundit lokale mbi 500 vota, do të ketë së paku një anëtar në Këshillin Drejtues (më të votuarin).

Maksimumi i anëtarëve të zgjedhur nga një degë në Këshillin Drejtues, nuk mund të jenë më shumë se 20% e delegatëve që kishte dega në konventë (më të votuarit).

Në nenin 15.7, thuhet që në Këshillin Drejtues, duhet të jenë zgjedhur minimum 30 për qind nga të dy gjinitë.

Pra, janë përdorur tri kuota: a) kuota gjinore 30 për qind; b) kuota e degëve, degët ku PDK-ja ka mbi 500 vota të kenë një anëtar; dhe c) maksimumi i anëtarëve të zgjedhur nga një degë në Këshillin Drejtues nuk mund të jenë më shumë se 20 për qind e delegatëve që ka dega në konventë.

Në secilin shtet ku PDK-ja ka përfaqësim me degë jashtë vendi, përfaqësohet me nga një anëtar, nga ai shtet për Këshillin Drejtues.

Bashkangjitur keni listën e 151 anëtarëve të Këshillit Drejtues:

-----