Ballina Showbiz “Pu pu pu skandaloze”, e ëma kritikon Arbana Osmanin: Po pse, ashtu...

“Pu pu pu skandaloze”, e ëma kritikon Arbana Osmanin: Po pse, ashtu bëhen… (FOTO)

46
SHPËRNDAJE

Moderatorja e dashur për publikun, Arbana Osmani, në këto ditë izolimi në shtëpi, ka vendosur që një pjesë të kohë ta kalojë duke gatuar së bashku me fansat e saj të shumtë.

Në “Instastory”-n e Arbanës gjeni receta të shumta, të larmishme e të shijshme. Nga të kripurat deri tek ëmbëlsirat, Osmani nuk përton aspak kur është fjala për të gatuar.

Por së fundmi ajo ka marrë një kritikë nga mamaja e saj. Teksa zbuloi se si ajo bën biskotat me mollë, duket se e ëma nuk e ka përlqyer shumë dhe i ka bërë mesazh.

“Mi harrove durët! Pu pu pu! Po pse mi ashtu bëhen biskotat? A nuk i bëje pak me duar, të paktën toptha të vegjël?”, i shkruan e ëma.

Ndërkohë Arbana me shaka i përgjigjet: “Kisha ndërmend me të sjell ca. Asnjë copë s’ke për të marrë”.

Ndërkohë krahas fotos së publikuar në “Instastory”, moderatorja e njohur shkruan për të sqaruar: “Këto biskota nuk mi ka mësuar mami, se duhet sqaruar në një komunikatë për shtyp”.

-----