
Paris Saint-Germain ka zyrtarizuar transferimin e talentit, Xavi Simons.
Adoleshenti ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me kampionët e Francës deri më 30 qershor 2022.
16-vjeçari ishte përshkruar si njëri ndër talentët më të mirë të Barcelonës por pas 9 vitesh ai vendos që të largohet nga La Masia.
“Në moshën 16-vjeçare, Xavi është ndër lojtarët më premtues në futbollin holandez”, thuhet në deklaratën e PSG-së.
“Me një cilësi të lartë teknike dhe një vizion të shkëlqyer të lojës, ky talent i ri tani do të vazhdojë trajnimin e tij në Rouge et Bleu.
Talenti aktualisht përfaqësohet nga agjenti i njohur italian, Mino Raiola
The post PSG zyrtarizon transfertën më të fundit, talenti firmos kontratën 3-vjeçare appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.