Ballina Sport PSG, tripletë para finales së Superkupës së Francës

PSG, tripletë para finales së Superkupës së Francës

11
SHPËRNDAJE

Pas humbjes me penallti ndaj Interit në “International Super Cup”, Paris Saint Germain u rikthye te fitorja, duke treguar se është gati për finalen e Superkupës së Francës ndaj Rennes që do të luhet këtë fundjavë.

Në Suzhou Sports Centre në Kinë, Paris Saint Germain mposhti me rezultatin 3-0 australianët e Sydney.

Dy gola nga Mbappe dhe Cavani në minutat e fundit të pjesës së parë si dhe finalizimi i sulmuesit të talentuar turk, Guclu, në fundin e ndeshjes i mjaftuan Parisit për të marrë një fitore të thjeshtë ndaj Sydney-t.

The post PSG, tripletë para finales së Superkupës së Francës appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.

-----