Ballina Sport PSG pranë akordit me mbrojtësin e Tottenhamit

PSG pranë akordit me mbrojtësin e Tottenhamit

9
SHPËRNDAJE

PSG-ja duket shumë aktive në këtë merkato, edhe pse nuk po bën transferime me emra të mëdhenj.

Sipas asaj që shkruan “The Sun”, francezët janë pranë akordit me mbrojtësin e majtë të Tottenhamit, Danny Rose.

Anglezi do të largohet nga spursat këtë sezon dhe një transferim në “Parc de Princ”, është më se i mundur.

Mediat angleze raportojnë se drejtuesit francezë kanë dërguar një ofertë prej 23 milionë euro, për të marrë shërbimet e mbrojtësit.

Para pak kohësh u fol se për lojtarin në fjalë interesohej edhe Juventusi, por italianët nuk kanë bërë akoma një ofertë në drejtim të Tottenhamit, dhe tani Rose duket shumë afër një transferimi në kryeqytetin francez.

The post PSG pranë akordit me mbrojtësin e Tottenhamit appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.

-----