Ballina Sport PSG merr masën disiplinore për Neymar

PSG merr masën disiplinore për Neymar

22
SHPËRNDAJE

Paris Saint Germain ka vendosur që ta ndëshkojë Neymarin.

Sipas “Esporte Interativo”, drejtues të PSG-së kanë marrë vendimin që sulmuesi brazilian të stërvitet më vete dhe jo me skuadrën franceze.

Një masë disiplinore kjo e ngjashme me atë që klubi aplikoi sezonin e kaluar me Adrien Rabiot. Mediat shprehen se Neymar do të stërvitet i izoluar nga pjesa tjetër e skuadrës deri në momentin që do të shitet, duke mos qenë më pjesë e PSG-së.

Kështu, trajneri Thomas Tuchel nuk do të ketë në dispozicion sulmuesin në seancat stërvitore, çka do të thotë se divorci i Neymar me PSG-në është gjithnjë e më pranë.

The post PSG merr masën disiplinore për Neymar appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.

-----