Ballina Sport Pse serbi Gjokoviç u vlerësua si Covididioti i Vitit

Pse serbi Gjokoviç u vlerësua si Covididioti i Vitit

30
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Sporti, si shumë gjëra të tjera në botë, është goditur dhe ai nga pandemia e koronavirusit këtë vit.

Shumë ndeshje u anuluan dhe organizimi i eventeve të ndryshme filloi përsëri, por pa publikun, me rregulla të reja dhe kufizime të ndryshme.

Daily Mail anglez “organizoi” një ceremoni çmimesh pak më ndryshe për sportistët këtë vit.

Ata vendosën të jepnin çmimin për Covididioti i Vitit.

Çmimi i shkoi një prej lojtarëve më të mirë të tenisit në botë, serbin Novak Gjokovië.

Sipas kësaj mediaje, vetëm Gjokoviç mund të godasë gjyqtarin e vijës me top në fytyrë, dhe më pas të përjashtohet nga US Open, por kjo nuk është e gjitha.

Tenisti serb vendosi të organizojë Adria Tour në Ballkan gjatë bllokimit të parë në qershor, i cili i solli atij vendin e parë në listën botërore si Covididioti.

Pa distancë fizike, me festa të yjeve në klubet e natës, ishte një “befasi” që dy nga katër eventet e planifikuara u anulluan, pasi u infektuan shumë yje, përfshirë Novak dhe gruaja e tij Jelena.

Për fat të mirë, të gjithë të infektuarit u shëruan dhe Novak fitoi një tjetër trofe, shkruan Daily Mail.

---- ----
----
-----
-----