Ballina Sport Pse po krijohet dhe si funksionon, ç’duhet të dini për European Super...

Pse po krijohet dhe si funksionon, ç’duhet të dini për European Super League

7
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Ka pasur një reagim masiv kundër planeve nga disa nga klubet më të mëdha të futbollit në botë për të nisur një Superligë të re Europiane (ESL). Klubet e përfshira kanë deklaruar se futbolli do të përfitojë nga European Super League, por kritikët thonë se ajo udhëhiqet nga lakmia, shkruan The Guardian

Cilat skuadra preferojnë Superligën?

Dymbëdhjetë klube janë regjistruar – gjashtë prej tyre nga Premier League. Arsenal, Chelsea, Liverpool, Manchester City, Manchester United dhe Tottenham, më pas i janë bashkuar AC Milan, Atletico Madrid, Barcelona, ​​Inter, Juventus dhe Real Madrid.

Klubet duan të vazhdojnë të luajnë në ligat e tyre përkatëse kombëtare. Liga e re do të rivalizojë Ligën e Kampionëve ekzistuese, një nga turnet më të mëdha të klubeve në futboll.

Pse ka kritika të shumta?

ESL do të ketë 20 ekipe. Nga këta, 15 anëtarë do jenë themeluesit dhe do mbeten pjesë e turneut gjithmonë – priten edhe 3 klube mes themeluesve -, ndërsa 5 skuadrat e tjera do të presin kualifikimin e tyre çdo vit.

Plani ka marrë kritika nga tifozët, ekspertët dhe nga shumica e futbollistëve që nuk janë të përfshirë. Kritikat më të mëdha lidhen me fakti që 15 klubet themeluese nuk rrezikohen të mos jenë pjesë e kompeticionit. Kjo konsiderohet padrejtësi e madhe.

Për shembull, Arsenali, që nuk është kualifikuar në Ligën e Kampionëve që nga sezoni 2016-17, do të ishte i kualifikuar pavarësisht se si do të përformojë në kampionatin vendas.

Sidoqoftë, një fitues i ardhshëm i Premier League nuk do të kualifikohej domosdoshmërish për ESL nëse nuk do të ishte një nga anëtarët e përhershëm. Në këtë mënyrë ai ekip do të humbiste miliona paund të ardhura, që Liga e Kampionëve gjeneron aktualisht në shitjet e biletave dhe të drejtat televizive.

Pse klubet e duan Super League ?

Presidenti i Real Madrid Florentino Perez, pretendon se do të “shpëtojë futbollin” në një kohë kur të rinjtë “nuk janë më të interesuar” për shkak të shumë ndeshjeve të dobëta.

Klubeve themeluese u është premtuar një pjesë nga shume prej 3.5 miliardë eurosh nga banka e investimeve JP Morgan. Shumica e tyre janë në borxhe për shkak të  pandemisë së Covid. Klubet e mëdha gjithashtu kanë lojtarë që duhet t’i paguajmë me miliona dollarë.

Si do të funksionojë Super League?

Sipas propozimeve, ESL do të fillojë në gusht të çdo viti. 20 skuadrat do të ndahen në dy grupe me nga 10 skuadra. Tre skuadrat më të mira në secilin grup do të kualifikohen në çerekfinale, me ekipet e katërta dhe të pesta që garojnë në një play-off për dy vendet e mbetura.

A do të mundet qeveria e Britanisë së Madhe të ndalojë ekipet angleze të marrin pjesë?

Qeveria e ka bërë të qartë se nuk është dakord me krijimin e një Superlige të re. Kryeministri Boris Johnson tha se ishte “tmerruar” nga planet, duke shtuar: “Unë do të bëj gjithçka që mundem që ky plan të mos realizohet.”/abcnews.al

The post Pse po krijohet dhe si funksionon, ç’duhet të dini për European Super League appeared first on Abc News.

---- ----
-----