Ballina Shëndetësi Pse nuk duhet të pini ujë para gjumit

Pse nuk duhet të pini ujë para gjumit

50
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Ekspertët e ndryshëm flasin për marrjen e vakteve në kohën e duhur, për një shëndet të plotë të përgjithshëm.

Por mjaft e rëndësishme është edhe konsumimi i ujit. Rreth 60 përqind e trupit të njeriut është i përbërë nga uji. Ai është i pranishëm në çdo qelizë, ind dhe organ. Ndihmon për të ruajtur temperaturën e trupit, ndihmon qelizat e trupit që të rriten dhe largon toksinat.

----

Nëse nuk pini ujë të mjaftueshëm gjatë gjithë ditës, atëherë mund të ndjeheni të dobët, të përjetoni dhimbje koke dhe shqetësime të tjera shëndetësore.

Pirja e një ose dy gotave ujë, pas ngrënies së një vakti konsiderohet mjaft e rëndësishme për shëndetin. Uji vepron si një pastrues natyral dhe ndihmon në largimin e toksinave nga trupi dhe përshpejton procesin e tretjes.

Por ekspertët rekomandojnë që para se të shkoni për të fjetur të shmangni konsumimin e ujit.

Pirja e ujit menjëherë para se të shkoni në shtrat mund të ndikojë në ciklin tuaj të gjumit.

Gjumi i ndërprerë mund të çojë në lëkundje të humorit, acarim, presion të lartë të gjakut, mungesë përqëndrimi dhe probleme emocionale gjatë ditës tjetër.

----- ----