Ballina Lajme Bota/Rajoni Pse mushkonjat gumëzhijnë afër veshëve tuaj dhe si ta shmangni atë

Pse mushkonjat gumëzhijnë afër veshëve tuaj dhe si ta shmangni atë

23
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Lajmi i Fundit
Pse mushkonjat gumëzhijnë afër veshëve tuaj dhe si ta shmangni atë

Ndonëse vetëm mushkonjat femra pickojnë, si meshkujt ashtu edhe femrat mund të prodhojnë të njëjtin tingull gumëzhitës të bezdisshëm që ju mban zgjuar natën. Sidoqoftë, nuk e bëjnë këtë thjesht sepse duan të të bezdisin – kanë arsyet e tyre të forta për këtë.

Janë tërhequr nga dylli i veshit.

Por pse  mushkonjat gumëzhijnë afër veshëve tuaj?

Sipas hulumtimeve, mushkonjat tërhiqen nga zonat me erë të trupit. Kur flemë, zakonisht i mbulojmë trupat me batanije, duke i lënë fytyrat të zbuluara. Veshët janë një nga pjesët më të papastra të trupit, e cila mund të jetë arsyeja pse mushkonjave u pëlqen të rri pezull mbi ta.

Tingulli bëhet nga vetëm nga krahët e tyre.

Edhe pse tingëllon si një këngë e bezdisshme, mushkonjat në të vërtetë nuk po mërmërisin në veshët tuaj. Tingulli bëhet nga përplasja e shpejtë e krahëve të tyre. E cila është aq e shpejtë sa prodhon 250 lëvizje në sekondë.

Nxehtësia e trupit tuaj i tërheq brenda.

Duke kërkuar ushqim për të rritur vezët e saj, një mushkonjë femër kërkon njerëz duke ndjekur nxehtësinë e trupit dhe djersën. Dioksidi i karbonit që ne nxjerrim gjithashtu fton mushkonjat drejt kokës tonë kur jemi duke fjetur.

Ja se si mund të siguroni një gjumë të qetë.

  • Vishni rroba nate me ngjyrë të hapur para se të bini për të flejtur, pasi mushkonjat tërhiqen nga ngjyrat e errëta.
  • Panvarësisht se mund të futeni në kategorinë e njerëzve të cilet preferojnë ta bëjnë dushin në mëngjes këshillohet të bëni banjë para se të flini për të mbajtur larg djersën.
  • Shmangni pirjen e birrës.
  • Përpiquni të flini nën një burim ajri që lëviz shpejt.
  • Vendosni bimë si livando e rozmarinë në dhomën tuaj. Janë largues natyral të mushkonjave.

 

Pse mushkonjat gumëzhijnë afër veshëve tuaj dhe si ta shmangni atë
Megi Erebara

---- ----
----
----- ----
-----