Ballina LifeBizare Pse mjekët nuk u besojnë grave? Sepse nuk dinë asgjë për to

Pse mjekët nuk u besojnë grave? Sepse nuk dinë asgjë për to

47
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

“Dhimbje dhe Paragjykim”, libri i ri nga Gabrielle Jackson, i ‘Guardian Australia’, është një hetim mbi paragjykimin gjinor në mjekësi.

Gazetarja rrëfen përvojën personale të përballjes me bluzat e bardha pas diagnostikimit me kancer në mitër kur ishte vetëm 23 vjeçe dhe odisenë e gjatë të mjekimeve, por edhe ato që ajo i quan paragjykime të mjekëve ndaj seksit femër.

“Jo shumë kohë pasi nisa të bëja kërkime rreth sëmundjes sime, zbulova se problemi ishte më i rëndë se sa e imagjinoja. Siç kam shkruar edhe në librin tim, ‘Dhimbje dhe Paragjykim’, gratë presin më gjatë për të marrë qetësues për dhimbjet sesa burrat, presin më gjatë për t’u diagnostikuar me kancer, ka më shumë të ngjarë që simptomat e tyre fizike t’iu atribuohen çështjeve të shëndetit mendor, ka më shumë të ngjarë që sëmundjet e tyre të zemrës të diagnostikohen gabimisht ose të mbeten të paafta pas një goditjeje në tru, dhe ka më shumë të ngjarë të vuajnë sëmundje të injoruara ose të mohuara nga mjekët.

Më tronditëse nga të gjitha; shumë gra po jetojnë me dhimbje të vazhdueshme dhe nuk e dinë që nuk është normale, ato nuk e kuptojnë se nuk duhet të jetojnë ashtu”, shkruan Jackson.

Sipas saj, arsyeja përse gratë paragjykohen nga mjekët qëndron në faktin se ata nuk e njohin dhe nuk përpiqen ta njohin natyrën e grave.

“Pse gratë trajtohen ende si histerike, qenie emocionale, me ankth dhe jo të besueshme për mirëqenien e tyre?

Pse mjekët akoma i trajtojnë pacientët e tyre që janë femra, njerëzit me ngjyra ose me larmi gjinore ndryshe nga pacientët e tyre meshkuj të bardhë? Pse nuk na besojnë? Përgjigja rezulton të jetë mjaft e thjeshtë; ata nuk dinë asgjë për ne”, thotë gazetarja./Marrë nga The Guardian

Gazeta SHQIP

 

---- ----
----
----- ----
-----