Ballina Showbiz Pse e ofendoi Meghan Markle? Donald Trump tregon variantin e tij të...

Pse e ofendoi Meghan Markle? Donald Trump tregon variantin e tij të historisë

45
SHPËRNDAJE

Edhe pse Donald Trump e vizitoi Londrën dhe familjen mbretërore britanike për çeshtje të rëndësishme të politikave të SHBA-së dhe Anglisë, duket se vëmendjen kryesore gjatë këtyre ditëve e mori “zënka” që miliarderi pati me Meghan Markle.

Dhe duket se Trump ka dashur të tregojë versionin e tij të debatit verbal që ka pasur me dukeshën e Sussex. Në një intervistë me Piers Morgan këtë mëngjes në “Good Morning Britain” ai sqaroi deklaratën që kishte dhënë, pasi kishte dëgjuar Meghan të kritikonte prsidencën e tij. Për ju që nuk e dini ai u shpreh kështu pak ditë më parë për një gazetë: “Nuk e dija që ajo (Meghan) i kishte thënë ato gjëra për mua. Çfarë mund të them? Nuk e dija që ishte kaq e keqe.”

Edhe pse fillimisht ai e mohoi ta kishte ofenduar ish-aktoren e “Suits”, në intervistën me Piers tha: “Ajo çka ka thënë Meghan është e regjistruar në kasetë. Dhe pasi e dëgjova thashë: Nuk e dija që ishte kaq e keqe. Por nuk e kisha fjalën që ajo është e keqe. Thashë që ishte e keqe me mua. Dhe ende nuk e di pse i ka thënë ato gjëra në drejtimi tim. Por e di çfarë? Ajo po bën një punë të shkëlqyer, shpresoj që ta shijojë jetën.. Mendoj se është shumë e mirë.

Ndërkohë presidenti amerikan tha se kur takoi bashkëshortin e Meghan, Princin Harry, nuk diskutuan fare për këtë incident: “Nuk folëm për këtë temë. Doja ti tregoja në fakt që e gjitha kjo zhurmë ishte bërë për asgjë dhe e vërteta e asaj që thashë, ishte e kundërta e asaj që thonin mediat. Dhe Harry kaloi shumë kohë duke folur me mua dhe familjen time. Një tjetër gënjeshtër e mediave ishte se ai nuk më foli.

Trump gjithashtu tregoi mendimin e tij dhe për Dhomën e Luftës së Churchill, Iranin, Brexit apo ndryshimet kilmaterike, por këto sigurisht nuk janë aq të rëndëisshme sa debati me Meghan Markle. /Blitz.al/

-----