Ballina Lajme nacionale PSD jep detaje për takimin Haziri- Molliqaj

PSD jep detaje për takimin Haziri- Molliqaj

20
SHPËRNDAJE

Lutfi Haziri e Dardan Molliqaj u takuan fshehurazi, këto u biseduan sipas PSD-së.

Në një kafene në kryeqytet janë takuar sot nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, me sekretarin e PSD-së, Dardan Molliqaj. Gazeta Express ka marrë një përgjigje nga PSD-ja se për çka u organizua ky takim. Sipas PSD-së, takimi ishte rastësi dhe aty është diskutuar situata e përgjithshme politike dhe jo ndonjë koalicion i mundshëm parazgjedhor.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, parti kjo që vazhdimisht e quan PSD-në “patericë të PDK-së”, sot është takuar me njërin prej njerëzve kryesorë të partisë së Shpend Ahmetit, Dardan Molliqaj.

Nga PSD-ja që po mundohen ta çojnë në opozitë PDK-në e Kadri Veselit, thonë se në takimin Haziri-Molliqaj, nuk u diskutua mundësia për koalicion parazgjedhor.

“Në lidhje me takimin në mes të z. Molliqaj dhe z. Haziri, ju njoftoj që takimi ka qenë i rastësishëm dhe është diskutuar situata e përgjithshme politike dhe jo ndonjë koalicion i mundshëm parazgjedhor”, tha për Gazetën Express, zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi.

-----