Ballina Lajme nacionale PSD-ja ‘godet VV-në, e krahason me Serbinë

PSD-ja ‘godet VV-në, e krahason me Serbinë

13
SHPËRNDAJE

Vetëvendosja është ‘goditur’ nga një ish-militant.

Një ish-militant i Albin Kurtit i ka krahasuar sjelljet e Lëvizjes Vetëvendosje në raport me PSD’në sikurse bën Serbia me Kosovën.

Shkodran Hoti, aktualisht anëtar i PSD’së, ka thënë se Vetëvendosje po vazhdon të shtiret se s’ekziston Partia e Shpend Ahmetit.

“VV po sillet ndaj PSD-së mu si Serbia ndaj Kosovës”, ka shkruar Hoti, në një reagim në FB.

Lëvizja Vetëvendosje ishte ndarë me një pjesë të përkrahësve të Shpend Ahmetit, i cili kishte marrë në PSD edhe disa prej njerëzve që e lartësonin Kurtin në çdo paraqitje publike.

Para një viti Vetëvendosje doli partia e tretë në Parlamentin e Kosovës kur PSD ia mori 12 deputetë Kurtit. Në mesin e të larguarve ishte edhe ish-lideri i tyre, Visar Ymeri, ish-Sekretari Dardan Mollqiaj, Dardan Sejdiu, Shpend Ahmeti, Dukagjin Gorani, Qendron Kastrati. Kurti përpos u tkurr në Parlament mbeti me vetëm një komunë nën udhëheqje të Vetëvendosjes.

Zyrtarët e mbetur të VV’së kanë lëshuar vazhdimisht akuza në drejtim të PSD’së se Shpend Ahmetit. Glauk Konjufca para disa ditësh tha se Partia e Shpend Ahmetit është satelit i PDK’së.

Albin Kurti i referohet PSD’së si partiçkë që ka kuptimin e diçkaje të vogël, të parëndësishme dhe që u shërben të tjerëve.

Mirëpo, Shkodran Hoti ka vazhduar të bëjë krahasime të Vetëvendosjes me shtetin serb. Ka thënë se serbët iu referohen shqiptarëve si ‘siptari’ kurse aktivistët e VV’së i referohen PSD’së si partiçkë.

“Ashtu siç Serbia refuzon me njoftë ekzistencën e shtetit të Kosovës të shpallur në shkurtin e 2008-së, njëjtë VV refuzon me njoftë ekzistencën e PSD’së së rifunksionalizuar në majin e 2018-së. Ashtu siç Serbia vazhdon t’i referohet shqiptarëve si “šiptari”, VV i referohet një partie si “partiçkë”, ka shtuar ai.

Ky zyrtar i PSD’së ka thënë se shpejt edhe Albin Kurti do ta pranojë ekzistencën e PSD’së.

“Sidoqoftë, fundi ka me qenë i njëjtë: Serbia ka me u detyru me pranu Kosovën si shtet sikurse VV që me apo pa dëshirë nuk do të mund të thotë që nuk ka PSD. ”, ka shtuar ai.