Ballina Lajme nacionale “PS të bëri President, PS të…”, si e kërcënoi Ruçi – Metën...

“PS të bëri President, PS të…”, si e kërcënoi Ruçi – Metën me shkarkim (VIDEO)

25
SHPËRNDAJE

Me të gjitha kartat në fushën e lojës duket se janë duke e zhvilluar betejën e tyre politike, Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama, duke lënë kështu disi në hije opozitën, e cila kishte vjedhur skenën me protestat e vazhdueshme.

Pasi, Ilir Meta vendosi të shtyjë zgjedhjet e 30 qershorit, PS po e kërcënon me shkarkim Kreun e Shtetit, duke krijuar kështu disa precedentë të rrezikshëm, në mungesë të Gjykatës Kushtetuese dhe në kulmin e tensionit politik.

Por e sotmja, nuk është dita e vetme kur elementët më në zë të selisë rozë kanë artikuluar tezën e shkarkimit të Presidentit Meta. Ata, nëpërmjet Gramo Ruçit gjatë fushatës për zgjedhjet e 25 qershorit, theksonin se mund ta shkarkonin Metën, nëse ky i fundit nuk dekretonte qeverinë e dal pas këtyre zgjedhjeve.

Dy vjet më parë, ekzaktësisht më 15 qershor, Gramoz Ruçi në një takim me elektoratin në Fier, do të shprehej se nëse Meta nuk dekretonte qeverinë e re të dalë nga zgjedhjet parlamentare, ai do të shkarkohej.

Ruçi i kujtonte Metës se PS e bëri President dhe PS mund ta shkarkonte nga ai post. Ruci, tha se në rast se, Ilir Meta, shkel Kushtetutën do të jetë presidenti i parë që do të shkarkohet.

-----