Ballina Lajme nacionale Provokimi i Vuçiç me hartën e Kosovës, Edita Tahiri: Po ju mungojnë...

Provokimi i Vuçiç me hartën e Kosovës, Edita Tahiri: Po ju mungojnë bombardimet e NATO-s

10
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri ka reaguar pasi presidenti serb Aleksander Vuçiç publikoi fotografinë në rrjetin social Instagram ku e shfaq Kosovën me flamur të Serbisë.

Tahiri ka shkruar në Tëitter se një provokim të tillë Vuçiç e ka bërë edhe në dialogun e Brukselit, të cilit i është përgjigjur duke i thënë “duke se ju mungojnë bombardimet e NATO-s”. Tahiri shprehet se të njëjtën gjë po i thotë përsëri.

“Serbia e Vuçiqit ka dalë me provokime të reja kundër Kosovës, duke treguar mendimin e tij hegjemonist. Një herë në dialogun e Brukselit ai provokoi në një mënyrë të ngjashme, unë iu përgjigja duke i thënë” duket se ju mungojnë bombardimet e NATO-s”. Po i them atij përsëri!” , ka shkruar Tahiri.

Provokimi i presidentit serb ka sjellë reagime të shumta. Për këtë reagoi edhe ministri i Diasporës, Pandeli Majko, i cili u shpreh se duke thënë se sovraniteti i Republikës së Kosovës garantohet nga NATO e jo nga Instagrami, rrjet social ku e ka publikuar fotografinë Vuçiç. g.v/abcnews.al

The post Provokimi i Vuçiç me hartën e Kosovës, Edita Tahiri: Po ju mungojnë bombardimet e NATO-s appeared first on Abc News.

---- ----
-----