Ballina Sport Prova te Reali, 300 milion € ofertë dhe kalimi te PSG: Menaxheri...

Prova te Reali, 300 milion € ofertë dhe kalimi te PSG: Menaxheri zbulon sekretet e Neymar

12
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Wagner Ribeiro, ish-menaxheri i Neymar, ka folur gjerë e gjatë në një intervistë të dhënë për “L’Equipe” dhe tregon shuam prapaskena në lidhje me oferta që sulmuesin brazilian ka marrë ndër vite, duke nisur nga një provë që ai kishte bërë te Real Madrid dhe refuzimi më pas i 300 milion eurove nga Nasser Al-Khelaifi.

“E kam parë për herë të parë kur ishte 12 vjeç. I thashë babait të tij se do ia thyenin këmbët, pasi vetëm rrinte e driblonte. Prova te Real Madrid? Ishte 13 vjeç dhe shkaktoi sensacion atëherë. Ishim në Madrid së bashku me të dhe babanë e tij për 20 ditë. Reali e donte atë dhe ishte i gatshëm të paguante.

 

Presidenti i Santos, Marcelo Teixeira, më thirri dhe më ofroi 840 mijë euro dhe 10 mijë euro në muaj. Atëherë Neymar po merrte 700 reales në muaj. Babai i tij mendoi se ishte më mirë të qëndronte në Brazil. Ai nuk donte të ishte larg nënës dhe motrës së tij. Në vitin 2010 Chelsea i ofroi shumë para, por ai nuk pranoi.

Më pas nuk deshi as Realin, edhe pse ofroi 40 milion euro dhe do të plotësonte çdo kusht të vendosur. Dëshira e tij ishte vetëm Barcelona. Unë doja të bashkohej me Realin. Sandro Rossell, presidenti i Barcelonës, nuk donte që unë të merrja pjesë në negociata. Nuk mora asnjë qindarkë nga transferimi i tij te katalanasit.

Neymar donte të luante me Messin dhe e respektova dëshirën e tij, edhe pse nuk ishte mirë për mua. Kur firmosi dhe u prezantua u ndjeva i poshtëruar. Ata nuk më lanë të marrë pjesë. Ishte e padrejtë, më lanë jashtë gjithçkaje. Isha unë që e prezantova babanë e tij edhe me Nasser Al-Khelaifi, por sërish nuk përfitova gjë as nga PSG, as nga Neymar.

 

Oferta e PSG ishte nga ato që nuk refuzohet dot. Ata paguan 223 milion euro dhe i ofruan 36 milion euro në sezon, neto. Në fillim ofruan 26 milion euro dhe tentuam 40 milion. Pino Zahvahi dhe ish-drejtori sport, Antero Henrique, mbyllën gjithçka. Nuk kam fituar asgjë në aspektin financiar me Neymar.

Tentativa e Realit në vitin 2019? Neymar ishte afër Real Madrid atëherë. Florentino Perez më tha se klubi i tij ishte gati të paguante 300 milion euro për transferimin e brazilianit.  Nasser Al-Khelaifi ishte i qartë, duke më thënë se nuk e lëshonte as për një miliard euro”, ka treguar ish-menaxheri i Neymar, Wagner Ribeiro. /abcnews.al

 

The post Prova te Reali, 300 milion € ofertë dhe kalimi te PSG: Menaxheri zbulon sekretet e Neymar appeared first on Abc News.

---- ----
-----