Ballina Lajme nacionale Protestojnë të hënën punëtorët e Lotarisë së Kosovës

Protestojnë të hënën punëtorët e Lotarisë së Kosovës

5
SHPËRNDAJE

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës protestojnë të hënën.

Lotaria e Kosovës ka bërë të ditur se pas ndalimit të lojërave të fatit me ligjin e miratuar në Kuvend të Kosovës, punëtorët e lotarive do të ndërmarrin veprimin e radhës.

Në njoftimin dërguar mediave bëhet e ditur se të hënën, më 1 korrik nga ora 11:00, punëtorët e Lotarisë së Kosovës do të protestojnë para objektit të Qeverisë.

Më poshtë njoftimi i plotë:

Pas ndalimit të lojërave të fatit sipas ligjit të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës në Seancën e mbajtur me 28.03.2019 ku janë përfshirë edhe lojërat e lotarisë, Lotaria e Kosovës e ka ndërprerë veprimtarinë e saj. Nga ajo kohë e deri më sot nuk është marrë asnjë iniciativë për hartimin e ligjit të veçantë për Lotarinë e Kosovë, ashtu siç është premtuar.

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës janë tejet të shqetësuar dhe të indinjuar me këtë neglizhencë të Institucioneve përkatëse për çka pakënaqësinë e tyre do ta shprehin edhe me anë të protestave.

Protesta do të mbahet të hënën me datë 01 korrik 2019 në ora 11:00 para ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës me kërkesë të miratimit të ligjit për Lotarinë e Kosovës dhe përmbushjen e obligimeve nga ana e Qeverisë si pronare e Lotarisë së Kosovës.

Protesta e paralajmëruar është e para dhe do të vazhdohet të protestohet deri në përmbushjen e kërkesave të punëtorëve të Lotarisë së Kosovës.