
Gjakovë, protestë kundër ardhjes së pelegrinëve serbë.
Qytetarët gjakovarë janë duke protestuar kundër ardhjes së pelegrinëve serbë në Kishën ortodokse të këtij qyteti.
Në mesin e protestuesve janë edhe nënat gjakovare nga shoqata “Thirrjet e Nënave” që kërkojnë zbardhjen e fatit të bijve dhe bijave të tyre të zhdukur në luftën e fundit.
Në duar mbajnë fotografitë e të gjithë të zhdukurve të këtij qyteti dhe me mbishkrimin “Gjakova nuk harron”.
Protestuesit thonë se në mesin e atyre të cilët vijnë në Gjakovë janë edhe kr’ iminelë të cilët kanë kryer kr’ ime gjatë luftës.