Ballina Lajme Bota/Rajoni Protestat në vend, presidenti bjellorus kërkon armë nga Vladimir Putin

Protestat në vend, presidenti bjellorus kërkon armë nga Vladimir Putin

15
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko shprehet se i ka kërkuar homologut të Rusisë Vladimir Putin të furnizojë me armë vendin e tij, pas protestave të shumta që kanë shpërthyer prej muajit gusht, ku kërkohet largimi i 66-vjeçarit nga zyra.

Duke biseduar në Minsk me ministrin rus të mbrojtjes Sergei Shoigu Lukashenko konfirmoi se i kërkoi shefit të Kremlinit tipe të ndryshme armësh, duke mos dhënë të tjera detaje.

“Unë i kërkova presidentin rus lloje të ndryshme armësh. i thashë se kur të vijë, ne mund të shohim se cilat zona kanë nevojë për përforcim si pjesë e Shtetit të Unionit. Nuk ka nevojë të shqetësohemi, ne jemi gati dhe ngjarjet e fundit na kanë treguar se duhet të jemi më të guximshëm në mbrojtjen e interesave të Bjellorusëve dhe Rusëve”, është shprehur presidenti bjellorus.

Ne mund të kemi situatën në kontroll, jo vetëm në Bjellorusi por edhe përgjatë kufijve tanë, shtoi Lukashenko.

Rusia dhe Bjellorusia aktualisht po kryejnë stërvitje të përbashkëta ushtarake që pritet të përfundojnë në fund të shtatorit.

Lukashenko, i cili ka qenë në pushtet që nga viti 1994, gjithashtu ka konfirmuar  se zgjedhjet e reja presidenciale do të mbahen sapo Bjellorusia të miratojë një kushtetutë të re.

66-vjeçari i bëri këto deklarata vetëm dy ditë pas takimit në Moskë me presidentin rus, i cili i dhuroi Bjellorusisë 1.5 miliard dollarë fonde në formë huash.

---- ----
----
----- ----
-----