Ballina Lajme Bota/Rajoni Protestat në SHBA/ “Luftë” mes republikanëve, ish-sekretari kundër Trump: Do votoj...

Protestat në SHBA/ “Luftë” mes republikanëve, ish-sekretari kundër Trump: Do votoj Biden!

43
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell, e kritikoi ashpër mënyrën sesi presidenti Donald Trump trajtoi protestat kundër racizmit në SHBA. Powell, edhe vetë republikan republikan dhe një ish-oficer i lartë ushtarak, tha se Trump “ka dalë nga kushtetuta”.

“Ne kemi kushtetutë. Dhe ne duhet ta ndjekim atë, por presidenti u largua prej dokumentit themeltar”, deklaroi ai  për rrjetin televiziv CNN.

----

Madje ish-kryediplomati amerikan bëri dhe një pohim të rrallë, duke treguar se në zgjedhjet presidenciale të nëntorit në SHBA do të votojë rivalin e Trumpit, kandidatin demokrat, Joe Biden. “ Trumpi gënjen për shumë gjëra, dhe pastaj ia hedh paq sepse njerëzit nuk e konsiderojnë të përgjegjshëm”, shtoi gjenerali në pension me katër yje.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë reagoi duke thënë se Powell është “mbivlerësuar shumë”. Powell, afrikano-amerikani i vetëm që ka shërbyer si shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë amerikane, i është shtuar një liste të gjatë të zyrtarëve që kanë dënuar përgjigjen e Trumpit ndaj protestave.

“Colin Powell kishte një intervistë patetike sot në Fake News CNN. Në kohën e tij, ai ishte i dobët dhe dhuroi gjithçka të gjithëve – aq keq për SHBA. Po ashtu, “armët e shkatërrimit në masë” gjithashtu gabuan plotësisht, dhe ju e dini se na kushtoi ky gabim? I trishtuar! Vetëm tema negative u fol”, shkruan Trump në rrjetet sociale.

SHBA-ja, qysh në fund të majit, është përfshirë nga protestat kundër racizmit, për shkak të vdekjes së një afrikano-amerikani në duart e policisë.

Trump i ka cilësuar protestuesit si “anarkistë profesionistë, plaçkitës, kriminelë” dhe ka kërcënuar se do të përdorë ushtrinë kundër tyre.

----- ----