Ballina Lajme nacionale Protagonistët e “Pronto-s” të pafajshëm, por cila ishte historia e këtij rasti

Protagonistët e “Pronto-s” të pafajshëm, por cila ishte historia e këtij rasti

29
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Protagonistët e rastit “Pronto” janë shpallur të pafajshëm.

Më 2016 u publikuan përgjimet në rastin ‘’Pronto’’, protagonistë kryesorë Grabovci, Thaçi e Veseli.

Ishte gushti i viti 2016 kur disa përgjime të kryera nga EULEX-i, dolën në publik.

Në to dëgjohej zëri i zyrtarëve më të lartë të shteti, përfshi ish kryeministrin Hashim Thaçi e kreun e PDK-së, Kadri Veselin.

Bëhet fjalë për aferën e njohur në publik si “Pronto”, në të cilën protagonist kryesor ishte ishin shefi i grupit parlamentar të PDK-së Adem Grabovci.

Mes tjerash, në bisedat e publikuara që kishin ndodhur gjatë vitit 2011, është Adem Grabovci ai që organizon gjithë komunikimin.

Kryesisht në këto biseda flitet për emra e punësime në pozita udhëheqëse të njerëzve që kanë afërsi me PDK-në.

Grabovci, i raporton Hashim Thaçit, që e quan shef të shefave.

Jo vetëm Thaçit, kërkesat e dëshirat ish shefi i deputetëve të PDK-së, ia plotësonte edhe Kadri Veselit.

Grabovci, në bisedat e tij konsulton anëtarët e figurat më të rëndësishme të partisë së tij, për të marr vendime për punësime e emërime.
Nuk përfundon gjithçka këtu.

Biseda të vazhdueshme me kolegët e tij të partisë ka zhvilluar Adem Grabovci.

E pas publikimit të këtyre përgjimeve nga Insajderi, në Kosovë pati një reagim të madh.

U organizuan protesta e aksione simbolike, me kërkesën e vetme, siç thuhej c’kapjen e shtetit.

Pikërisht në bazë të këtyre bisedave, Prokuroria Speciale e Kosovës, rreth 2 vite më vonë ngriti aktakuzë për 11 persona, përfshirë Grabovcin, Beqajn, Pajazitin e Kryeziun.

Të gjithë të akuzuarit ishin deklaruar të pafajshëm para trupit gjykues.

---- ----
----
----- ----
-----