Ballina AKTUALE Pronë e kujtë është ura e Breznicës, e cila lidhë Kamenicën me...

Pronë e kujtë është ura e Breznicës, e cila lidhë Kamenicën me Bujanocin (Dokomente)

276
SHPËRNDAJE

Ura e cila ishte dëmtuar në muajin Shkurt të vitit 2015 edhe sot mbetet me dëmtime, në zgjedhjet e fundit komunale kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shaip Surdulli, i cili edhe mirte pjesë në fushata zgjedhore në komunën e Bujanocit duke përkrahur Partin Demokratike të Nagip Arifit, kishte premtuar banorëve të Breznicës se do të bëjë trysni pushtetit të PDK-së të Begzad Sinanit i cili ishte kryetarë i Komunës së Kamenicës, për të detyruar të investojn në urën e fshatit Breznicë.

Ndërsa i shpejt ishte reagimi i ish kryetarit të Kamenicës Begzad Sinani i cili përmes lidhjes telefonike me Jonuz Musliun publikisht në mikrofonin e binës në fushatë zgjedhore të Lëvizjes së Progresit Demokratik, tha se nuk do ta lejojë askëndë të i bëj trysni për rregullimin e urës e cila është e nevojshme më së tepërmi për banorët e Breznicës, por Sinani i kishte premtuar Musliut se do të tentoj të gjejë një zgjidhje për të investuar në atë urë nga shteti i Republikës së Kosovës por jo të me detyrime të Surdullit, madje Sinani i kishte kërkuar Surdullit të lejë të qetë Komunën e Bujanocit të mbajë zgjedhje ferë dhe demokratike mos të përzihet asnjë parti nga Kosova, ti lëjn qytetarët të zgjedhin më të mirin mos të përzihen në punët locale gjat fushatës zgjedhore.

Portali BujanociNet ka kërkuar sqarime nga zv.kryetari i komunës së Kamenicës, Faton Jakupi, ku Jakupi i ka thënë mediumit tonë se pikërisht ura e fshatit Breznicë e cila ndodhet në mesë të Novosellës, Karaqevës së poshtme dhe Breznicës i takon shtetit të Serbies, dhe nuk është në pronsi të Kosovës, duke larguar barrën e saj Kosova, kjo tani i bije të jetë pronë e Republikës së Kosovës.
Faton Jakupi, zv. kryetar i komunës së Kamenicës

Portali BujanociNet ka kërkuar sqarime nga zv.kryetari i komunës së Kamenicës, Faton Jakupi, ku Jakupi i ka thënë mediumit tonë se pikërisht ura e fshatit Breznicë e cila ndodhet në mesë të Novosellës, Karaqevës së poshtme dhe Breznicës i takon shtetit të Serbies, dhe nuk është në pronsi të Kosovës, duke larguar barrën e saj Kosova, kjo tani i bije të jetë pronë e komunës së Bujanocit, ka thën Jakupi për Mediumin tonë.

Ndonëse nuk është ndonjë rrezik i madhë pasi që automjetet nën 2 tonë është parapar të i mbajë ura por është e mundër të dëmtohet edhe më tepër nëse nuk intervenohet në të.

Enver Ramadani, kryeshefit për investime pranë administratës komunale

Portali BujanociNet në tetor të vitit të kaluar ka kërkuar edhe prononcimin e kryeshefit për investime pranë administratës komunale të Bujanocit, Enver Ramadani, por ai fillimisht na kërkoj falëje pasi që u dashte të konsultohet me institucionet përkatëse dhe jo më tepër.

Mediumi BujanociNet ka bërë edhe kërkesa në zyrat katastrale të tëdya vendeve se nga cila pjesë i bije ura e fshatit Breznicë, për kundër asaj të shtetit të Serbies, Republika e Kosovës, ka avancuar më shumë sistemin Online të sistemit gjeometrik duke i lejuar qasje të gjithë qytetarëve në sistemin kadastral të komunës së Kamenicës ura e fshatit Breznicë i bije në shtetin e Serbies, por edhe nga sistemi kadastral i Bujanocit, ku është kemi kërkuar pronsin e urës së fshatit, ku mbasë kërkesës të një pronë afër urës ku prona me numër 3459 është edhe prona e fundit e komunës së Bujanocit e cila është menjëher pasi e kalon urën në drejtim të Kosovës, andaj saktësisht ish Restaurant KAOLINI, tani Restaurant ADRIA i bije edhe në pjesën e Republikës së Kosovës mbas njësis kadastrale të tëdya vendeve, ndërsa ura e fshatit është nën pronësin e Serbies./BujanociNet/

Dokoment nga Kadastrali i Serbies, Vija e Kuqe paraqet vijën kufitare.
Pamje satelitore nga Kadastrali i Republikes se Kosoves, vija e Kuqe paraqet vijën kufitare ndërmjet Republikës së Kosoves dhe asaj të Serbies.