Ballina Sport Pronari i kënaqur me punën e tij, United bën gati rinovimin për...

Pronari i kënaqur me punën e tij, United bën gati rinovimin për Solskjaer

11
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------
Ole Gunnar Solskjaer mori drejtimin e United në fund të vitit 2018, pas rezultateve të dobëta të Mourinho dhe që nga ajo kohë norvegjezi ka qëndruar në krye të skuadrës dhe ka arritur suksese jo të vogla.

“Djajtë e Kuq” vitin e shkuar mundën të kualifikohen në Champions League përmes kampionati, diçka e rrallë në sezonet e shkuara dhe më pas, në këtë sezon ata arritën të jenë në nivelin e skuadrave më të mira dhe të konkurrojnë Cityn deri para pak javësh për titullin kampion.

Merita pdyshim i takon Solskjaer dhe drejtuesit e kanë kuptuar qartë këtë. Daily Mail raporton se pronari i klubit, Ed Woodward ka bërë gati kontratën e re për trajnerin norvegjez. Marrëveshja aktuale përfundon në verën e vitit të ardhshëm. /abcnews.al

 

The post Pronari i kënaqur me punën e tij, United bën gati rinovimin për Solskjaer appeared first on Abc News.

---- ----
-----