Ballina Sport Pronarët më të pasur në botën e sportit, Abramovich përfundon jashtë Top10-ës!

Pronarët më të pasur në botën e sportit, Abramovich përfundon jashtë Top10-ës!

39
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Një studim i sajtit Online Betting Guide ka bërë renditjen e 10 pronarëve më të pasur në panoramën sportive botërore: mungon pronari i Chelsea-t, Roman Abramovich, por kjo nuk është surpriza e vetme.

Nëse bosi i Bluve është jashtë, “rivali” i tij në Premier League, sheiku Mansour i Manchester City-t, mban vetëm vendin e tetë me një pasuri 23 miliardë sterlina.

Top 10

Në renditjen e 10-të parëve kemi një neë entry. Bëhet fjalë për tajlandezin Joseph Tsai, që kohët e fundit është bërë pronari i Brooklyn Nets (NBA) me një pasuri prej 11 miliardë sterlinash.

Në vendin e nëntë është pronari i Red Bull, Dietrich Mateschitz (21 miliardë sterline), i ndjekur nga i lartpërmendur Mansour, David Thompson (Winnipeg Jets, Nhl) me 30 miliardë, Dan Gilbert, pronari historik i Cleveland Cavaliers (Nba) me 21 miliardë, Francois-Henri Penault (Stade Rennais FC, Ligue 1) me 32 miliardë dhe meksikani Carlos Slim, president i Club Leon.

Podiumi

Futbolli është i përfaqësuar nga themeluesi i linjës së veshjeve Zara, Armanico Ortega, pronar i Deportivo la Coruna, me një pasuri prej 48 miliardësh.

Medalja e argjendtë i shkon Steve Ballmer, pronari i Los Angeles Clippers (NBA), me 53 miliardë. Vendi i parë mbahet nga njeriu i nëntë më i pasur në planet, indiani  Mukesh Ambani me 55 miliardë dhe pronar i Mumbai Indians (kriket) dhe krijues i Indian Super League (kampionat futboll).

---- ----
----
-----
-----