Ballina Lajme Bota/Rajoni Prokurorja shqiptare përze “policët e Agim Nuhiut nga Siniçani” – VIDEO

Prokurorja shqiptare përze “policët e Agim Nuhiut nga Siniçani” – VIDEO

153
SHPËRNDAJE

Prokurorja Lejla Kadriu është heroina e ditës së sotme. Ajo ka dalë në fshatin Siniçan dhe ka larguar policinë e cila pengonte banorët të ndërtojnë ujësjellësin.

“Tërhiqnu, lerni njerëzit të punojnë për shkak të urgjencës së procedurës”, u ka thënë prokurorja Kadriu policëve.
Paraprakisht banorët e fshatit Siniçan u penguan edhe një herë nga policia që të vazhdojnë punimet në bjeshkë për ujësjellësin. Aty qëndroi edhe kreu i Komunës së Bogovinës. Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori publik dhe ka urdhëruar largimin e policisë megjithatë policët presin urdhër nga eprorët që të largohen nga vendi u ngjarjes dhe të vazhdojnë punimet. Nga ana tjetër janë edhe banorët e fshatit që duan të vazhdojnë punimet. Përplasja fizike vazhdon ende mes policisë dhe protestuesve. Aty ndodhet prej mëngjesit edhe kryetari i komunës së Bogovinës ku i kundërshton forcat e policisë dhe thotë se do të kalojnë natën aty, megjithë banorët e fshatit, deri sa policia të largohet nga vendi ku po kryhen këto punime. Kryetari i komunës, Xhemaili thotë se është i sigurt se punimet do të rifillojnë dhe uji do të mbërrijë në shtëpitë e fshatrave. Nga ana tjetër nuk ka asnjë komunikatë me shkrim nga policia pse po ndalon këto punime.
Qytetarët kanë përshëndetur sjelljen e guximshme të prokurored Kadriu.
“Të lumtë prokurore që i përzure policët e Agim Nuhiut”, kanë komentuar banorët e Siniçanit.

The post Prokurorja shqiptare përze “policët e Agim Nuhiut nga Siniçani” – VIDEO appeared first on ShqipMedia.

----- ----- ----- -----