Ballina Lajme nacionale Prokuroria Speciale jep detaje rreth operacionit të policisë kosovare dhe asaj gjermane

Prokuroria Speciale jep detaje rreth operacionit të policisë kosovare dhe asaj gjermane

26
SHPËRNDAJE

Po zhvillohet një aksion nga Policia e Kosovës në bashkëpunime me atë të Gjermanisë.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar për aksionin që është zhvilluar nga policia vendore në koordinim më policinë e prokurorinë e Gjermanisë.

Përmes një njoftimi për media, është bërë e ditur se janë bërë disa bastisje në disa qendra të quajtura “Call Center”.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin se në bazë të kërkesës për Ndihmë Juridike Ndërkombëtare, Prokuroria Gjermane e Landit Saarland, bashkarisht me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, janë duke kryer bastisje në disa qendra të quajtura “Call center” në qytetin e Prishtinës dhe të Ferizajt”, shkruhet në njoftim.

Kjo është bërë me qëllim të zbulimit të fakteve dhe provave për vepra të mundshme penale.

“Prokuroria e Landit Saarland të Gjermanisë, ka filluar hetimet në drejtim të veprës penale “Mashtrim” të Kodit Penal gjerman, dhe aksioni është duke u zhvilluar në disa shtete të Evropës, pjesë e së cilës është edhe Kosova. Po ashtu, Prokuroria Speciale e Kosovës, njofton se nëse zbulohen faktet konkrete do të fillojë hetimet ndaj pronarëve të këtyre qendrave në territorin e Republikës së Kosovës, në drejtim të veprës penale “Shpërlarje parash”. Për detaje më të hollsishme do të njoftoheni pas përfundimit të operacionit gjatë ditëve në vijim”, kanë bërë të ditur nga prokuroria Speciale.

Rastin e kanë konfirmuar edhe në Policinë e Kosovës.

-----