Ballina Lajme nacionale Prokuroria e Gostivarit, 4 kallëzime penale për shkelje të orës policore

Prokuroria e Gostivarit, 4 kallëzime penale për shkelje të orës policore

7
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Gostivar, 23 mars – Për shkak të shkeljes së orës policore, Prokuroria Publike-Gostivar ka ngritur kallëzime penale për katër persona, informojnë nga Prokuroria Publike. Të akuzuarit siç thuhet në njoftim, kanë kryer vepër penale “mosveprim sipas rekomandimeve shëndetësore gjatë kohës së pandemisë”, që është e dënueshme në bazë të Nenit 206, Alineja 1 nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Me këtë rast Prokuroria ka kërkuar nga gjykata që të akuzuarve t’ju shqiptohen dënime në të holla në vlerë prej 100 gjobave ditore.

The post Prokuroria e Gostivarit, 4 kallëzime penale për shkelje të orës policore appeared first on KOHA.

---- ----
-----