Ballina Lajme nacionale Prokuroria arreston një kosovar të dyshuar për krime lufte

Prokuroria arreston një kosovar të dyshuar për krime lufte

25
SHPËRNDAJE

Prokuroria Speciale e Kosovës ka arrestuar sot një shqiptar të Kosovës për dyshimet se ka krime lufte.

Personi me inicialet D.Sh u arrestua nën dyshimet se ka kryer krime lufte ndaj popullatës civile në mars të vitit 1999 në Ferizaj.
Lajmin e ka konfirmuar Prokuroria Speciale e Kosovës.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton opinionin se me urdhër të Prokurorit të kësaj prokurorie është arrestuar personi me inicialet D.Sh., shtetasi i Republikës së Kosovës, i nacionalitetit Shqiptar i cili dyshohet se ka kryer krime lufte, kundër popullatës civile në mars të vitit 1999 në Ferizaj”.

Personi në fjalë është arrestuar në pikëkalimin kufitar në Bërnjak, tani është dërguar në mbajtje për 48 orë./ORAinfo/

-----