Ballina Lajme Bota/Rajoni PROFILI: Kush është Kamala Harris, nënpresidentja e parë me ngjyrë në historinë...

PROFILI: Kush është Kamala Harris, nënpresidentja e parë me ngjyrë në historinë e SHBA-ve (nga karriera, tek aferat)

50
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Fitorja e Joe Biden do të sjellë në Shtëpinë e Bardhë dhe zëvendës presidenten e parë femër mbi të gjitha me ngjyrë dhe nga Azia e Jugut. Ajo do të jetë Kamala Harris.

Muaj më parë iu shua ëndrra e saj presidenciale, por Kamala Harris do të bëhet nënpresidente e SHBA-ve.

Një vit më parë, senatorja në Californi kishte arritur të përparojë në një fushë të mbushur me kandidatë të fuqishëm demokrat për president – dhe ishte kritike e madhe e personit që e zgjodhi si kandidate për nënpresidente, Joe Bidenin. Megjithatë, në fund të vitit 2019, fushata e saj kishte vdekur.

Tani, me Bidenin si kandidatin e demokratëve për president, 55-vjeçarja është emëruar për pozitën e nënpresidentes, raporton BBC.

Por, kush është Kamala Harris

Ajo lindi në Oakland të Californisë (1964) nga dy prindër imigrantë: një nënë me origjinë indiane dhe babai i lindur nga Xhamajka.

Pas shkurorëzimit të prindërve, Harris u rrit kryesisht nga nëna e saj hindu, Shyamala Gopalan Harris, një studiuese për kancerin dhe aktiviste për të drejtat civile.

Ajo u rrit me trashëgiminë e saj indiane, duke iu bashkuar nënës në vizitat në shtetin e Indisë, por Harris ka thënë se nëna e saj adoptoi kulturën e “zezë” të Oaklandit.

Vitet e para si senatore gjithashtu i kaloi për një periudhë të shkurtër edhe në Kanada. Kur Gopalan Harris mori mësime në Universitetin McGill, Harris dhe motra e saj e vogël, Maya shkuan me të, duke ndjekur shkollimin për pesë vite në Montreal, transmeton Telegrafi.

Ajo ndoqi kolegjin në SHBA, duke kaluar katër vjet në Universitetin e Howardit, një nga kolegjet kryesore të vendit, të cilat ajo i ka cilësuar si ndër përvojat më formuese të jetës së saj.

Harris thotë se gjithmonë ka qenë e rehatshme me identitetin e saj dhe thjesht e përshkruan veten si “një amerikane”.

Në vitin 2019, ajo i tha Washington Post se politikanët nuk duhet të futen në ndarje për shkak të ngjyrës ose sfondit të tyre. “Esenca ime është: Unë jam kush jam. Unë jam e mirë me të. Ndoshta duhet ta kuptoni, por jam mirë me të”, tha ajo.

Mediet amerikane shkruajnë se një meritë të madhe për karrierën e saj ka Willie Brown, i cili pati një aferë me Harris, kur ishte ende i martuar.

---- ----
----
----- ----
-----