Ballina Lajme nacionale Profesori Rrahman Paqarizi përjetoi natën me të keqe të jetës në Ulqin

Profesori Rrahman Paqarizi përjetoi natën me të keqe të jetës në Ulqin

95
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Ulqini është përfshirë mbrëmë nga erëra të forta dhe shira të dendura.

Dëme të mëdha janë shkaktuar mbrëmë nga një stofi e fuqishme që ka goditur Malin e Zi.

Derisa shiu dhe era kanë dëmtuar shumë makina, drunnjë e edhe një pjesë të plazhit, është raportuar edhe për dëme të mëdha materiale.

Kjo stufi raportohet se ka zgjatur gjatë tërë natës, derisa përvec këtij vendi është goditur edhe Shqipëria. Reshje ndërkaq ka pasur edhe në Kosovë.

Për situatën në Ulqin ka shkruar përmes Facebook-ut edhe profesori universitar, Rrahman Paqarizi.

“Mbrame ne Ulqin ka pase nje furtune qe ka zgjate ma shume se nje ore dhe ka shkaktu deme te medha. Ne 47 vjet jete sa i kam nuk kam perjetu mot ma te lige”, ka shkruar Paqarizi.

Kujtojmë se meterologët kanë njoftuar se mot i ngjashëm do të mbajë edhe dy ditët në vijim, derisa temperaturat e larta pritet të rikthehen përsëri.

---- ----
-----