Ballina Lajme nacionale Procedurat për shtatoren e Adem Demaçit kthehen në pikën zero

Procedurat për shtatoren e Adem Demaçit kthehen në pikën zero

10
SHPËRNDAJE

Anulohen procedurat për shtatoren e Adem Demaçit.

Tri ditë pasi kishte organizuar ceremoninë e vënies së gurit themeltar, Zyra e kryeministrit në dorëheqje i ka anuluar procedurat për shtatoren e Adem Demaçit.

Të premten, në njëvjetorin e vdekjes së veprimtarit të shquar, ekzekutivi e kishte prezantuar si punë të kryer, përderisa ishte përcaktuar edhe për modelin e shtatores ende pa përfunduar procedurat. Ishte paralajmëruar se shtatorja te “Rrethrrotullimi i flamurit”, në hyrjen jugore të Prishtinës, do të përurohej më 28 Nëntor, shkruan Koha Ditore.

Por të martën e ka kthyer krejt procesin nga e para. Ka qenë vetë kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj ai që duket të ketë ndikuar në këtë vendim.

Autoriteti kontraktues ka njoftuar për anulimin e “aktivitetit të prokurimit” në konkursin ku aplikuan shtatë propozime ose “operatorë ekonomikë”. Juria e kishte vlerësuar me 61.60 pikë propozimin me numrin identifikues 6669, që kishte për autor skulptorin Gëzim Muriqi.

Në ceremoni kjo bocetë nëpërmjet projektorit qe paraqitur si modeli nga i cili do të skulpturohej shtatorja e veprimtarit të shquar, ani pse ende nuk ishte bërë vlerësimi financiar e që është hapi i fundit.V lerësimi i jurisë, siç kishte raportuar gazeta të premten e 20 korrikut, ishte kritikuar nga njëri prej pjesëmarrësve, i cili edhe konkursin e kishte cilësuar si të manipuluar.
Një javë më pas, gjatë ceremonisë, Shqiptar Demaçi, në emër të familjes, kishte shprehur pakënaqësi me zgjedhjen e modelit ideor për shtatoren e ardhshme.

-----