Ballina Lajme nacionale Problemet tregtare mes Kosovës dhe Shqipërisë, ja çfarë hapi merret

Problemet tregtare mes Kosovës dhe Shqipërisë, ja çfarë hapi merret

13
SHPËRNDAJE

Mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk ka një klimë të mirë tregtare.

Kryetari i Dhomës për Tregti, Nikolin Jaka, ka thënë sot se një grup punues është krijuar me koordinatorë nga Kosova dhe Shqipëria që do të mbledhë dhe filtrojë të gjitha problemet tregtare mes dy vende deri më 15 korrik.

Ky grup punues ka filluar të krijohet pas Konferencës për Mundësi dhe Ndihmë për Marrëdhëniet Tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës që u mbajt me 21 maj në Tiranë.

Në këtë konferencë janë cekur pengesat e mëdha që dy vendet po kanë në tregti mes vete.

“Politika e dy vende tona duhet të orientohet tek ekonomia”, tha Jaka.

“Qeveritë tona duhet të ulen dhe të zgjidhin problemet që kompanitë tona po përballen. Jam i bindur se deri më 30 korrik ne do të dalim me një plan për dy qeveritë tona”

Më herët ishte thënë se Kosova do vinte barriera me Shqipërinë nëse ajo nuk largonte barrierat e veta, dhe kishte caktuar si afat datën 1 korrik. Por Shqipëria nuk ishte përgjigjur këtyre ankesave pasi ishte e zënë me zgjedhjet lokale dhe tani afati është caktuar me datën 30 korrik.

Bizneset nga Kosova kanë kërkuar largimin e pagesave për skanerë që Shqipëria ka për produkte, njohjen e çertifikatave të analizave dhe testeve që u janë bërë produkteve, shpejtimin e procedurave në dogana si dhe të largohet fare taksa 22.5 euro për kamionët e të dy vendeve.

Për bizneset nga Shqipëria pengesë është pagesa prej 40 eurove për parking të kamionëve në ditë dhe mungesa e njohjes së çertifikatave sanitare.

-----