Ballina Lajme nacionale Privohet nga jeta 56 vjeçarja kosovare në Francë, u gjet pa shenja...

Privohet nga jeta 56 vjeçarja kosovare në Francë, u gjet pa shenja jete në shtrat

207
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur në Francë.

Gruaja 56-vjeçare me origjinë nga Kosova është gjetur pa shenja jete në banesën e saj me disa goditje me thikë.

Bashkëshorti i saj e ka gjetur atë pa shenja jete në shtratin e saj të martën në mëngjes, raportojnë mediat në Francë.

Ai e ka lajmëruar policinë dhe u ka sqaruar se e ka gjetur gruan e tij të vdekur në shtrat, pasi kishte ardhur nga puna.

Çifti jetonte në një banesë sociale në Adoma, në rrethin Strasburg të Neudorf.

Sipas raportimeve, ajo është goditur me mjet të ftohtë dhe ka qenë e goditur në qafë.

Bashkëshorti i viktimës akoma nuk është intervistuar nga hetuesia, pasi është në gjendje shoku dhe është shtrirë në spital.

---- ----
----
----- ----
-----