Ballina Lajme nacionale Privimi nga jeta i Oliver Ivanoviqit, mediumi serb e përfshinë emrin e...

Privimi nga jeta i Oliver Ivanoviqit, mediumi serb e përfshinë emrin e Kadri Veselit

40
SHPËRNDAJE

Mediat serbe po tentojnë të shfajsojnë Serbinë për privimin nga jeta të politikanti serb në veri, Oliver Ivanoviq.

Një media në Serbi, e quajtur “Ekspres” ka shkruar mëngjesin e sotëm për privimin nga jeta e Oliver Ivanoviqit, dhe kanë thënë se eliminimi i tij ishte paguar 90 mijë euro, derisa këtu e përmendën edhe emrin e kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Një media në Serbi e quajtur “Ekspres” mëngjesin e së premtes kanë publikuar një artikull ku thuhet se kanë informata se privimi nga jeta e politikanit serb Oliver Ivanoviq në Kosovë, u pagua 90 mijë euro.

Artikulli thotë se “Ismet Osmani me nofkën “Curri” dhe partneri i tij Nezedin Zeka me nofkën “Luli” ia kanë dhënë 90 mijë euro Partisë Demokratike të Kosovës, për ta privuar liderin e SDP’së, Oliver Ivanoviq.”

Sipas mediumit, autoret qe e privuna nga jeta Ivanoviqin ka arritur nga shtetet perëndimore përmes Malit të Zi, e për çka është ndihmuar nga njerëzit e kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli.

Në momentin kur kanë dyshuar që Ismet Osmani po bashkëpunon me shërbimet sekrete serbe lidhur me hetimet për privimin nga jeta e Oliver Ivanoviqit, atëherë Prishtina zyrtare e ka arrestuar atë.

“Informacioni i siguruar nga shërbimet serbe të sigurisë tregon se një vr asës nga jashtë është angazhuar për vr asjen e Oliver Ivanoviqit, i cili erdhi në Kosovë përmes Malit të Zi. Vr asja e Ivanoviqit u krye me mbështetjen e plotë logjistike të anëtarëve të SHIK-ut. Për këtë veprim, janë paguar 90,000 euro “, thotë një burim i mediumit.

Shërbimet serbe të sigurisë, thuhet tutje në shkrim, dyshojnë se ato para janë përdorur për ta paguar çmimin për privimin nga jeta të Ivanoviqit.

Hetimi për privimin nga jeta e Oliver Ivanoviq vazhdon të zhvillohet në dy fronte kundërshtare. Nga njëra anë, autoritetet në Prishtinë kanë arrestuar tre qytetarë serbë të Mitrovicës, ndërsa i katërti Milan Radojçiq, vazhdon të jetë në listën e kërkimit pasi ai iku për në Beograd.

Si informacion portali serb paraqet se inspektorët e shërbimit serb, kishin gjetur se privimi nga jeta e Ivanoviq ishte paguar 90 mijë euro, para këto që thotë se kishin shkuar në kurriz të Partisë Demokratike të Kosovës, të udhëhequr nga, siç e kanë shkruar, “i gjithë fuqishmi Kadri Veseli”, kryetar i Kuvendit të Kosovës.