Ballina Lajme nacionale Privimi nga jeta i Ermal Kamberit, familja ka një kërkesë për Gjykatën

Privimi nga jeta i Ermal Kamberit, familja ka një kërkesë për Gjykatën

31
SHPËRNDAJE

Po kërkohet të rritet dënimi për vrasësin e të riut, Ermal Kamberit.

Dy vite më parë u vra Ermal Kamberi në lokalin të cilin ai e menaxhonte..

Ndërsa vitin e kaluar Policia e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Belgjikës, kishin arrestuar vrasësin e Ermal Kamberit, Sadik Bajramin, shkruan Indeksonline.

Ky i fundit u dënua me vetëm 12 vite burg, por pas ankesës së familjarëe mbi vendimin, gjatë këtij viti dënimi i tij u rrit për katër vite.

Vëllai i Ermalit, Shpëtim Kamberi tha se për familjen e tij ky vendim është i papranueshëm.

Përmes një postimi në Facebook, ai tha se familja duan burgim të përjetshëm apo më së paku 25 vite.

Për më shumë lexojeni postimin e plotë të tij:

Kemi lajme nga Gjykata e Apelit në Prishtinë, pasi e kemi bër ankesen me Avokatin tonë, mbi vendimin e pa drejtë me vetem 12 vite burg me shumë shkelje nga Gjykata e Mitrovicës për vrasjen e vëllaut-djalit tonë Ermalit.

Me 4 tetorë dy ditë para zgjedhjeve e kishum seancen e parë dhe të fundit nga kjo Gjykat e Apelit, paskan vendos jo rigjykim por vetem rritje denimi direkt me vetem 4 vite rritje nga 12 qe kishte e shqiptuan denimin me 16 vite burg.

Për neve si familje është i pa pranueshem ky vendim nga Gjykata e Apelit, ne duam burg të përjetshem ose më se paku 25vite denim për kriminelin që na e vrau Ermalin tonë në punë, ky person është me të kaluar kriminale nga burgu i Zvicrres qe kishte mbajtur burg 4vite për hajni të rënda e kthejn në Kosovë sepse ishte pa dokumente atje “ilegal” kthehet k’tu bën vrasje për një rezervim tavoline, sepse Ermali nuk e kishte lën të ulët në atë tavolin. Për gjdo informatë më shumë do ju mbajm të informuar nesër.