Ballina Sport Pritjet e shkëlqyera kundër Altay, Selmani mes yjeve të javës në Turqi

Pritjet e shkëlqyera kundër Altay, Selmani mes yjeve të javës në Turqi

15
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Gentian Selmani po spikat me skuadrën e Boluspor. Në ndeshjen e fundit, që ekipi i tij e fitoi në transfertë me rezultatin 0-1 kundër Altay, portieri i kombëtares shqiptare ishte lojtari më i vlerësuar.

Vlerësimet kanë vijuar për “gardianin” 23-vjeçar. Ai është përzgjedhur edhe në formacionin më të mirë të javës në ligën e dytë turke. Diçka e tillë ka ndodhur edhe më parë.

 

Formacioni i pare ne ligen e dyte turke

Selmani po luan sezonin e dytë në Turqi. Fillimisht ai iu bashkua skuadrës së Menemenspor pasi kishte shkëlqyer me Laçin në Superiore dhe në fund të janarit kaloi te Boluspor. /abcnews.al

The post Pritjet e shkëlqyera kundër Altay, Selmani mes yjeve të javës në Turqi appeared first on Abc News.

---- ----
-----