Ballina Lajme nacionale Pritje të gjata, ja sa orë po presin mërgimtarët në pikat kufitare

Pritje të gjata, ja sa orë po presin mërgimtarët në pikat kufitare

37
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Po vazhdojnë pritjet e gjata në pikat kufitare.

Kolona të gjata janë aktualisht në Merdare.

Mërgimtarët që po kthehen në vendet ku jetojnë dhe punojnë, po detyrohen të presin gjatë në pikën kufitare Merdare.

Pavarësisht thirrjeve të Qendrës Kombëtarë për Menaxhim Kufitar që të evitohet kalimi nëpër këtë pikë, shumica zgjedhin Merdaren për të shkuar nga vendlindja.

Sipas QKMK-së, pritjet e mërgimtarëve për të dalur nga Kosova është 5 orë e 50 minuta deri në 6 orë e 40 minuta.

Ndërsa, për të hyrë, pritjet janë të vogla, gjegjësisht, 3 deri 10 minuta.

---- ----
----
----- ----
-----