Ballina Sport Pritet largimi nga Barcelona, mediat franceze zbulojnë ku do transferohet Messi

Pritet largimi nga Barcelona, mediat franceze zbulojnë ku do transferohet Messi

48
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Që prej tre ditësh Lionel Messi ka bërë hapin e madh, duke njoftuar Barcelonës për vullnetin e tij për të lënë “Camp Nou”-n dhe për të aktivizuar klauzolën për prishjen e parakohshme të kontratës që mban të lidhura palët.

Kaq ka mjaftuar që mediat dhe i gjithë opinioni sportiv të fillojnë të aludojnë për të ardhmen e yllit argjentinas të futbollit, por sinjalet e fundit që vijnë nga Franca, konfirmojnë se Messi do të transferohet në kampionatin anglez, për t’u bashkuar me Pep Guardiolën.

Prestigjozja “L’Equipe”, duke cituar burime pranë njeriut të merkatos te Paris Saint Germain, Leonardo, raporton se 6 herë fituesi i Topit të Artë ka zgjedhur pikërisht Manchester Cityn për të vijuar karrierën e tij.

“Leonardo ka kontaktuar Jorge Messin, për t’i shprehur interesin e PSG-së për transferimin e të birit, por ka marrë prej tij përgjigjen se Leo ka vendosur të bashkohet sërish me Guardiolën, këtë herë te Manchester City”, shkruan “L’Equipe”, duke cituar burime pranë Leonardos.

Ndërkohë mediat spanjolle raportojnë se Guardiola ndodhet me pushime në Katalunjë dhe pritet të takohet nga afër me Messin këtë fundjavë në Barcelonë, për të përcaktuar edhe detajet e fundit të transferimit të 6 herë fituesit të Topit të Artë në Premier League.

Veniten kështu shpresat e Paris Saint Germain dhe Interit për të transferuar yllin argjentinas, që duket më i joshur për të punuar sërish me Pep Guardiolën në një klub të konsoliduar në kampionatin anglez.

---- ----
----
----- ----
-----