Ballina Lajme nacionale Prishtina mund të përballet me mungesë të ujit të pijshëm

Prishtina mund të përballet me mungesë të ujit të pijshëm

15
SHPËRNDAJE

Prishtina mund të përballet me mungesë të ujit të pijshëm.

Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” ka apeluar që të kursehet uji i pijshëm në të kundërtën rajoni i Prishtinës do të përballet me mungesa në furnizim të rregullt.

Sipas kësaj kompanie, furnizimi global me ujë kërcënohet vazhdimisht, gjithnjë e më shumë nga ndryshimet klimatike, mbikonsumi dhe menaxhimi.

“Furnizimi global me ujë kërcënohet vazhdimisht, gjithnjë e më shumë nga ndryshimet klimatike, mbikonsumin dhe menaxhim. Apelojmë të kursehet uji i pijshëm, në të kundërtën do të përballemi me mungesa në furnizim të rregullt”, ka thënë Ilir Abdullahu – kryeshef i KUR “Prishtina”.

-----