Ballina Lajme Bota/Rajoni Prindërit dhe gjyshja 2 javë tapë me birra, 2-vjeçarja gati vdes nga...

Prindërit dhe gjyshja 2 javë tapë me birra, 2-vjeçarja gati vdes nga uria (FOTOT)

60
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Një dy-vjeçare u gjet në kushte të mjerueshme në një shtëpi të pa pastruar prej javësh në Snihurivka të Ukrainës.

Prindërit e vajzës nuk kujdeseshin prej dy javësh për të bijën. Në apartament, përveç papastërtisë ekstreme u gjetën qindra shishe birrë, të cilët prindërit duket se kishin qenë aq të zënë duke i pirë, saqë dy vjeçarja u gjet e paushqyer.

Festës së prindërve siç raportohet u ishte bashkuar dhe gjyshja. Përveç shisheve të birrës të boshatisura, bosh ishte edhe frigoriferi, ndërsa pirgjet me enë të palara kishin pushtuar shtëpinë. Policia i gjeti të tërë të bërë tapë, të ëmën, të atin dhe gjyshen së bashku me një mik të familjes.

Arina u gjet pas alarmit që dhanë edukatoret dhe fqinjët. Fotot e zymta nga shtëpia e prindërve të vajzës tregojnë pisllëkun por sipas policisë dhe fqinjëve vinte dhe një kundërmim i tmerrshëm. Fëmija do t’i dorëzohet shërbimeve sociale. I ati i vajzës u tha mediave lokale se pavarësisht incidentit, ai mbetej një baba i mirë.

“Më vjen turp. Nuk e di çfarë ndodhi. Por do të përpiqem të ndreq gjithçka”, kanë qenë fjalët e së ëmës.

---- ----
----
-----
-----