Ballina Lajme Bota/Rajoni Prifti martohet me djalin 55 vite më të ri: Kemi jetë aktive...

Prifti martohet me djalin 55 vite më të ri: Kemi jetë aktive s*ksuale (FOTO)

57
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Një ish-prift 81-vjeçar dhe burri i tij në moshë të re, janë zhvendosur për të jetuar nga Anglia në Rumani. Philip Clements dhe Florin Marin, 27 vjeç, u njohën në një aplikacion online dhe para tre vitesh u martuan me njëri-tjetrin.

Pjesën më të madhe të martesës së tyre ato e kanë kaluara të ndarë, por kohët e fundit i moshuari është transferuar në Bukuresht dhe tashmë çifti po pret me padurim që të festojnë përvjetorin e tyre të tretë.

“Ai më kupton shumë mirë dhe unë atë gjithashtu. E di kur është i zënë kujdesem që të mos e shqetësoj dhe t’i lejoj të gjithë hapësirën e nevojshme. Ai duhet të shfrytëzoj kohën për të qenë pranë të rinjve, është shumë e rëndësishme një gjë e tillë, kur ekziston ky ndryshim i madh në moshë”,u shpreh Philip për The Sun.

Philip më herët ishte detyruar për të shitur shtëpinë e tij në Angli, për të financuar ndërtimin e jetës së re përkrah Florin edhe pse një pjesë e mirë e parave të përfituara u shpenzuan në udhëtime nëpër botë. “Duhet të kemi kujdes me paratë, por jetesa në Rumani është më e lirë se në Angli, kështu që besoj që paratë janë mëse të mjaftueshme. Na presin përpara shumë momente për të jetuar, për të shkuar në kinema, për të darkuar jashtë”, u shpreh Philip.

Çifti, ka një diferencë moshe rreth 55 vite me njëri- tjetri. Ndërkohë shprehen se janë takuar për herë të parë në Gaydar, para katër viteve, kohë kur Florin ishte vetëm 22 vjeç dhe janë martuar në prill të 2017.

---- ----
----
-----
-----