
Mitropoliti i Kythras në Greqi është arrestuar pasi ka thyer urdhrin e qeverisë për të mos zhvilluar grumbullime për shkak të situatës së Koronavirsuit.
Mitropoliti Serafim,zhvilloi normalisht meshën dhe u bëri thirrje banoreve të ishullit Kythira të shkojnë në kishë.
Mitropoliti u shoqërua në rajonin e policisë,dhe pasi u procedua penalisht, u la i lirë. Ai rrezikon 1 vit burg ose mund ta kalojë këtë nëse paguan gjobën prej 5000 eurosh.
Në të gjithë Greqionë, kishat, muzetë, shkollat, por edhe qeqndra të tjera argëtimi janë mbyllur, për shkak të situatës pandemike të Covid 19.