Ballina Sport Prezantohet sulmuesi i kombëtares së Finlandës: Nder që jam pjese e Tiranës

Prezantohet sulmuesi i kombëtares së Finlandës: Nder që jam pjese e Tiranës

16
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Vetëm pak orë përpara takimit Partizani-Tirana që do të luhet këtë pasdite në orën 18:00 në stadiumin “Elbasan Arena”, klubi i Futbollit Tirana zhvilloi një konferencë për shtyp.

Të ulur përballë gazetarëve ishin lojtari me i ri i Tiranës Tim Väyrynen, drejtori sportiv Tefik Osmani dhe menaxheri i skuadrës Enton Spahiu.

Tim foli për vendimin e tij për t’ju bashkuar kampit të kampionëve në fuqi dhe pritshmëritë e tij si pjesë e saj.

Pasi iu përgjigjën të gjitha pyetjeve Väyrynen ju dorëzua nga drejtori Osmani fanella që do të mbaj veshur për nje vit e gjysëm dhe me një shtrëngim duarsh bashkohet zyrtarisht me familjen bardheblu.

“E njoh Tiranën sepse e ndjek shumë futbollin dhe kisha marrë informacion për Tiranën dhe e dija se janë një klub i madh. Është mundësi shumë e mirë për mua, duket shumë mirë dhe jam shumë i lumtur të jem këtu dhe të ndihmoj skuadrën për të luftuar për titullin kampion.

Është nder i madh për mua të jem te Tirana. Është e mrekullueshme të jem këtu, stadiumi, loja, tifozët, ka shumë gjëra të mira dhe thjesht shpresoj të mbarojë sa më shpejt situata me Covid-19 dhe tifozët të kthehen në stadium. Ata janë shumë të rëndësishëm për ne.

Jam këtu për të shënuar gola dhe për të ndihmuar skuadrën të fitojë titullin. Është mundësi e mirë për ne dhe sigurisht deri tani nuk është bërë sezoni më i mirë, por jemi në lojë. Është normale, presioni është pjesë e futbollit, ka gjithnjë. Fjalë shqip? Ende nuk kam mësuar, por do përpiqem të mësoj shqip.

Prezantim në ditën e derbit? Fantastike! Unë nuk e dija këtë, faleminderit që më tregove (drejtuar gazetarit). Fanatics më të mirë se tifozët e Dynamo Dresden? Tifozët e Dynamo Dresden janë ndër më të mirët në botë. Është pyetje e vështirë sepse kur luajta atje fansat ishin më të mirët.

Unë kam qenë pjesë e Borussia Dortmund dhe e kam provuar mbështetjen e 80 mijë tifozëve, por nuk ka qenë asnjëherë më e mirë se ato të Dynamo Dresden, kështu që pres që tifozët e Tiranës të jenë afër nivelit të tyre ose ne nivelin e tyre”, u shpreh Vairinen.

 

 

---- ----
----
----- ----
-----