Ballina Teknologji Prezantohet sistemi që do të evitojë aksidentet në rrugë

Prezantohet sistemi që do të evitojë aksidentet në rrugë

39
SHPËRNDAJE

Veturat “smart”, prezantohet sistemi që do të evitojë aksidentet në rrugë.

Aksidentet rrugore shkaktojnë vdekjen e 1.3 milion personave dhe plagosjen e 10 milionë të tjerëve çdo vit. Kjo është statistika e publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetit.

Ndaj shumë kompani teknologjie punojnë për zhvillimin e pajisjeve dhe mënyrat për të evituar këto aksidente.

Kompania Derq e vendosur në Dubai dhe Detroit po testojnë teknologji të avancuar për t’i ulur këto shifra të frikshme.

Derq po zhvillon sisteme për të kuptuar më mirë se ku ndodhen pikat e rrezikut në rrugë, duke i kthyer të gjitha veturat në “smart”.

Kompania përdor një kombinim të sensorëve në rrugë, inteligjencën artificiale dhe kompjuterët në vetura për të njoftuar drejtuesit për rreziqet e mundshme.

Kjo teknologji konsiston në vendosjen e kamerave me sensorë në anë të rrugëve për të zbuluar nëse një shofer po i afrohet një këmbësori.

Më pas do t’i dërgojë një alarm shoferit për ta paralajmëruar për rrezikun.

Kamerat në rrugë anësore dhe radarët mund të gjurmojnë çdo veturë që i afrohet një kryqëzimi, dhe inteligjenca artificiale e Derq mund të parashikojë trajektoret e tyre.

Kështu që nëse një veturë do të kalojë me dritë të kuqe, softweri i Derq do të paralajmërojë shoferët e tjerë.

Sipas parashikimeve të kompanisë, ky sistem pritet të inkorporohet plotësisht në Dubai deri në vitin 2030.

-----